Si të përgatisim një Letër Motivimi?
Përhapja e COVID-19 ka bërë që shumë intervista punë të zhvillohen në distancë. Kjo i shton edhe më shumë vlerë Letrës së Motivimit.
Ja disa këshilla si të shkruani një të tillë:
▪️Emri i menaxherit, rekrutuesit, etj. Emri i Departamentit. Emri i Kompanisë/Institucionit. Adresa fizike.
▪️Paragrafi 1: Për çfarë pozicioni po aplikoni, cilat janë aftësitë profesionale dhe cilësitë personale që ju bëjnë kandidatin e duhur për pozicionin.
▪️Paragrafi 2: Referojuni seksionit të Kompetencave dhe Arritjeve në CV-në tuaj për t’iu përgjigjur kërkesave të punës. Psh. Çfarë arritje dhe aftësish të forta/buta keni që provojnë që mund ta kryeni me sukses pozicionin për të cilin po aplikoni.
▪️Paragrafi 3: Përmendni 3 fakte përse i përshtateni vlerave të kompanisë/institucionit që po aplikoni. Nënvizoni vlerat që do t’i shtoni ju atyre.
▪️Paragrafi 4: Falenderoni lexuesin e letrës së motivimit dhe cilësoni që bashkë me ketë të fundit po bashkëlidhni edhe një CV.
*Nënshkimi: Emri, numri i telefonit, email.
**Letra e Motivimit = 1 faqe.
***Kjo nuk është përmbledhje e CV-së tuaj. Atë do ta bashkëlidhni. Në Letrën e Motivimit shfaqni cilësitë më të mira dhe tregoni që jeni kandidati i shkëlqyer për pozicionin.