Si të përmirësoj CV-në time?
Këshilla e parë: Si mund të përmirësoj CV-në time?
1. Emri, Qyteti, Email, Cel (mos vendos hyperlinks)
2. Tre tituj pune që mund të kryeni të ndara me “|”
3. Përmbledhje profesionale: Aftësitë profesionale dhe cilësitë tuaja personale
4. Kompetencat dhe arritjet kryesore: Aftësitë e forta (hard skills) dhe ato të buta (soft skills)
5. Përvoja profesionale (aq sa keni si studentë) në rend kronologjik (përvoja e fundit e para).
– Emri i kompanisë, vendndodhja, titulli i punës, data.
– Përgjegjësitë kryesore, detyrat, projekte, etj. (me “bullet points” ▪️).
6. Arsimi: Titulli i Diplomës, Universiteti, vendndodhja.
7. Certifikata: Listoji në rend kronologjik. Mos harro institucionin qe e ka lëshuar.
8. Trajnime profesionale: Listoji në rend kronologjik.
9. Çmime/vlerësime: Përmend institucionin që e ka lëshuar.
10. Puna vullnetare: Organizata, vendndodhja. Roli juaj (me “bullet point” ▪️)